Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Motra e Anxhelinës zbulon të vërteta rrëqethëse: E ka varrosur të gjallë, i ati abuzonte edhe seksualisht

Motra e Anxhelinës zbulon të vërteta rrëqethëse: E ka varrosur të gjallë, i ati abuzonte edhe seksualisht

21:41, 08/01/2019
A+ Aa A-

Detaje rrëqethëse dalin në dritë pas vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina Petro nga babai i saj disa ditë më parë në Greqi.

Nuk e ka motër të vërtetë, nga asnjëri prej prindërve, por nëna biologjike e Anxhelinës që e rriti, e mësoi me dashuri dhe dhimbsuri për Anxhelinën, sikur ta kishte motër gjaku.

Klea Zenuni është vajza e burrit të dytë të nënës së Anxhelinës dhe është rritur prej kësaj të fundit që kur ishte e vogël. Për News24 ajo bën rrëfime që trondisin. Klea tregon për emisionin “Dritare” se Anxhelina është varrosur e gjallë.

Klea, tregon se një i afërm i tyre që jeton në Greqi, sapo ka mësuar rreth ngjarjes, ka shkuar në fshatin e Anxhelinës dhe ka mësuar se natën e krimit kishte ndodhur një sherr i madh mes babait dhe vajzës për të dashurin afgan. Babai e kishte rrahur keq vajzën dhe ajo për t’i shpëtuar dhunës ishte hedhur nga dritarja. Babai e kishte ndjekur dhe e kishte kapur në oborr, e kishte qëlluar me shkelma dhe më pas me një shufër hekuri në kokë. Vajza ka humbur ndjenjat, por babai duke menduar se ajo kishte vdekur, nxitoi ta varrosë në oborrin e shtëpisë.

Vdekja me llahtarë duket se është kapaku i ngjarjeve edhe më të tmerrshme që kanë ndodhur në shtëpinë e Aleko Petros. Sipas 20-vjeçares Klea Zenuni, i ati kishte abuzuar seksualisht me Anxhelinën.

Bardhyl Guri i pagëzuar me emrin Aleko Petro, e thirri vajzën në Greqi për një jetë më të mirë, por në vend t’i jepte ngrohtësinë dhe mbështetjen e babait, e shfrytëzoi seksualisht për 12 vite. Familja e së ëmës së Anxhelinës filloi të dyshojë për këtë pas vdekjes së vajzës, duke sjellë ndërmend bisedat e shkurtra me të në internet.

“Kur e kam pyetur ‘a je e lidhur me dikë apo je e dashuruar’, Anxhelina më është përgjigjur ‘nuk mundem sepse zemra ime është shumë e vrarë, janë shumë gjëra në mes dhe nuk mund të shprehem dot’”, thotë Klea.

Klea Zenuni, ishte 6-muajshe kur shkoi në shtëpinë e Angjelinës pas martesës së babait të saj me nënën e viktimës, Xhezmije Hoxhallari. Ajo tregon se familja e saj ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike, të dy prindërit dhuronin rregullisht gjak për të ushqyer dy vajzat, Anxhelinën dhe Klean, ndërsa i ati punonte edhe në të zezë si murator.

Klea ka qenë 8-vjeçe kur Anxhelina është nisur për në Greqi dhe kujton se mamaja e saj është përpjekur për vite me radhë të lidhej me vajzën. Pasi u rrit Klea e kërkoi shpesh në rrjetet sociale por nuk mundi ta gjejë deri kur në vitin 2017 një ftesë në facebook nga emri grek Anxhelina Petro e habiti, e gëzoi  dhe solli festë në shtëpinë e tyre.

Klea thotë se nuk fliste shumë shpesh me motrën, se edhe kur flisnin ajo ua mbyllte shpejt pa dhënë asnjë shpjegim ndaj askush në Shqipëri nuk e dinte se Anxhelina ishte e dashuruar me një të ri afgan. Mesazhi i fundit që Klea ka shkëmbyer me motrën e saj, Anxhelinën,  ka qenë në natën e ndërrimit të Viteve, kur i kanë uruar njëra-tjetrës “Gëzuar” dhe 2 – 3 ditë më pas Anxhelina u vra.

Për Klean, Bardhyl Guri ose Aleko Petro ishte një njeri pijanec, xheloz dhe kumarxhi. Ajo kërkon nga drejtësia greke dënimin “me vdekje” për një baba të tillë, që abuzon me vajzën, që e rreh, dhe e varros të gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco