Avokati i Popullit heton protestën e të burgosurve ndaj nipit të deputetes së PS-së

Avokati i Popullit heton protestën e të burgosurve ndaj nipit të deputetes së PS-së

19:57, 08/01/2019
A+ Aa A-

Pas lajmit të bërë publik se me dhjetëra të dënuar që kanë refuzuar të marrin ushqimin që i ofrohet nga institucioni në IEVP Fushë Krujë, ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Mësohet se 3 përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë shkuar sot në këtë institucion duke bërë verifikimet e tyre mbi këtë protestë.

Janë 4 seksione të këtij burgu që kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste ndaj kushteve të këqija dhe mungesave të tjera në këtë burg.

Një ditë më parë në shenje proteste për kushtet e këqija, diferencimet që bëhen nga drejtori Agron Hysi, nipi i deputetes se PS Vasilika Hysi, dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.

Sipas tyre drejtori po përdor influencën dhe miqësinë që ka me kriminelet VIP për të parandaluar këto protesta dhe përshkallëzimin e saj në revoltë.

Është e disata herë që të burgosur nga ky burg dhe familjarë të tyre i drejtohen medieve për të pasqyruar këtë protestë e cila mohohet nga ana e drejtuesve të burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco