FOTO/ Shoferi shqiptar 65-vjeçar, pëson sëmundje në timon dhe ‘fluturon’ në hendek

FOTO/ Shoferi shqiptar 65-vjeçar, pëson sëmundje në timon dhe ‘fluturon’ në hendek

17:43, 08/01/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 13.30 sot në Bressanoro në Castelleone. Një shofer shqiptar 65-vjeçar papritur u ndje i sëmurë. Rrjedhimisht ai humbi kontrollin e kamionit dhe doli nga rruga duke përfunduar në hendekun që ndante rrugën me linjën hekurudhore. Fatmirësisht aksidenti ndodhi vetëm disa minuta para kalimit të një treni.

Automjetet emergjente dhe zjarrfikësit menjëherë arritën në vend. Shoferi iu dha trajtimi i parë, pas së cilës ai u transportua në spital në Crema. Gjendja e tij nuk është shqetësuese.

Karabinierët u kujdesën edhe për normalizimin e trafikut rrugor dhe hekurudhor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco