Ishte i dënuar për vrasje, kapet si turist në aeroportin italian

Ishte i dënuar për vrasje, kapet si turist në aeroportin italian

15:16, 08/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në aeroport si i dënuar për vrasje nga gjykata e Tiranës me 20 vite burg. Mediat italiane,  shkruajnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin me iniciale K.D i cili ka rënë në prangat e policisë  pas kthimit nga  Stambolli.

Shqiptari në aeroport shoqërohej nga gruaja e tij italiane, dhe  fillimisht policia e ka identifikuar si 38-vjeçarin me kombësi kosovare me iniciale A.H.

Por nga një kontroll më i thellësishëm policia ka zbuluar se shqiptari me kombësi kosovare në të vërtetë është shtetasi me iniciale K. D dhe  37 vjeç i dënuar nga gjykata e Tiranës  në vitin 2008 me  20 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco