FOTO/ ‘Fermeri’ shqiptar i kanabisit, 1 vit burg dhe dëbim nga Britania

FOTO/ ‘Fermeri’ shqiptar i kanabisit, 1 vit burg dhe dëbim nga Britania

17:45, 07/01/2019
A+ Aa A-

Mediat britanike raportojnë se një shqiptar është dënuar me 1 vit burg në Angli. Ai është 39-vjeçari Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Hysenlikaj akuzohet për kultivim dhe rritje kanabisi në një shtëpi në Gloucester.

Prokurori i çështjes Brendan Moorhouse tha se, “Çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuat për rritjen e kanabisit”. Ai u ndalua më 30 nëntor të vitit të kaluar. Policia kishte sekuestruar gjithsej 166 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Policia vlerësoi se nga shitja e lëndës narkotike do të përfitohej një vlerë prej 132,720 euro”.

Ndërsa në gjykatë u tha së Hysenlikaj ishte thjesht një  “kopshtar” dhe nuk kishte një rol kyç.

Avokati mbrojtës, Gareth James tha se, “Ai është një shqiptar që erdhi këtu verën e vitit që lamë pas. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte ai nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye ai u detyruar që të punonte aty dhe të siguronte një strehë. Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”.

Ndërsa, gjykatësi shtoi se, “Ai nuk është i mitur që të përdorej nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit ai do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco