Babai vrau të bijën dhe e groposi në Greqi, nëna ka një apel: Vajzën s'e shihja prej 12 vitesh...

Babai vrau të bijën dhe e groposi në Greqi, nëna ka një apel: Vajzën s'e shihja prej 12 vitesh...

19:00, 03/01/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 28-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro nga babai i saj në Greqi, i cili më pas groposi në kopshtin pranë shtëpisë trupin e pajetë.

Prindërit ishin divorcuar disa vite më parë dhe Anxhelina Petro jetonte me babanë e saj Aleko Petro në Alepou të Korfuzit. Pjesa tjetër e familjes ndodhet në Berat.

Pas ngjarjes, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari shprehet se të bijën, Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Ajo kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Berat, ndërsa ka edhe një apel për drejtësinë greke që të japë dënimin e merituar për ish-bashkëshortin e saj. 

“Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën. Vetëm flisnim në telefon. Apeli im është që trupi i vajzës të kthehet në Berat për varrimin. Drejtësia të vihet në vend për ish-bashkëshortin”, shprehet Xhezmije Hoxhallari, nëna e Anxhelina Petros.

Sipas mediave greke, motiv për vrasjen makabër ka qenë lidhja e 28-vjeçares shqiptare me një të ri afgan, lidhje të cilën nuk e pranonte babai i saj, Aleko Petro. Burri 52-vjeçar mësohet se e ka goditur vajzën disa herë me një shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe më pas trupin e pajetë të të bijës e ka groposur në kopshtin pas shtëpisë për të humbur gjurmët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco