Thirrja dëshpëruese për Anxhelinën në Korfuz: Të mori më qafë o shpirt

Thirrja dëshpëruese për Anxhelinën në Korfuz: Të mori më qafë o shpirt

18:16, 03/01/2019
A+ Aa A-

Anxhelina Petro nga Berati, u dhunua për vdekje nga babai i saj. Refuzimi i babait të saj për t’u lidhur me një emigrant afgan, i preu jetën në mes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë mbrëmjen e 2 janarit ku 29-vjeçarja u qëllua nga babai i saj Aleko Petro me shufër hekuri në kokë, çka i shkaktoi asaj vdekjen. Më pas, i ati e varrosi atë në oborrin e pasmë të shtëpisë. Veprimi i 52-vjeçarit ka revoltuar edhe familjarë e të afërm të Anxhelina Petros. Vajza e dajës së 29-vjeçares, Valbona S. është e pikëlluar nga ky veprim.

“O zemra ime ti o Lina të mori më qafë o shpirti im s’kam fjalë të përshkruaj”, komenton ajo në “Facebook” në një fotografi të Anxhelina Petros.

Vajza 29-vjeçare kohët e fundit bashkëjetonte me të dashurin e saj afgan. Aleko Petro refuzonte këtë lidhje të vajzës së tij dhe vazhdimisht kishte grindje mes tyre. Mbrëmjen e 2 janarit, ka qenë i dashuri i Anxhelinës që dha alarmin në polici për zhdukjen e shqiptares, pasi nuk kishte shkuar as në punë. Disa orë më vonë, policia arrestoi babanë e Anxhelinës si person të dyshuar. Në oborrin e shtëpisë autoritetet gjetën të varrosur 29-vjeçaren.

Gjatë marrjes në pyetje, Aleko Petro pranoi autorësinë e krimit të rëndë dhe rrëfeu se ka vrarë vajzën e tij. Motivet janë mospëlqimi për lidhjen e saj me emigrantin afgan.

Anxhelina Petro jetonte prej vitesh në Korfuz me babanë e saj, ndërsa e ëma është divorcuar. Vajza 29-vjeçare punonte si kameriere në një lokal në këtë ishull. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco