Sulmoi dhe plagosi policin, i riu shqiptar u kap duke vjedhur

Sulmoi dhe plagosi policin, i riu shqiptar u kap duke vjedhur

17:35, 03/01/2019
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar kapet në flagrancë duke vjedhur në Xhenova, Itali. Ai e zbulua ndërsa po përpiqej të vidhte një shtëpi, së bashku me një bashkëpunëtor.

Ngjarja ka ndodhur në Via Giglioli, dje, rreth orës 18.35, kur një banor dëgjoi zhurma që vinin nga kopshti i apartamentit ngjitur. 

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje duke nisur kontrollet. Hajdutët duke parë ardhjen e forcave të rendit, hodhën veglat dhe u përpoqën të arratiseshin nga pylli aty pranë.

Policia vazhdoi ndjekjen duke arrestuar njërin prej dy hajdutëve, të cilët goditën policët duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

Më pas, policia e Xhenova arrestuan një 26 vjeçar shqiptar për krimin e vjedhjes.

I riu, i cili ka rekord të mëparshëm për vjedhje dhe me qëndrim të parregullt në territorin italian, u arrestua këtë mëngjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco