FOTO/ Vrau vajzën dhe e varrosi pas shtëpie, ja emri i babait

FOTO/ Vrau vajzën dhe e varrosi pas shtëpie, ja emri i babait

15:33, 03/01/2019
A+ Aa A-

Zbulohet identiteti i babait që i mori jetën vajzës së tij Anxhelina Petro.

Autori është Aleko Petro 52 vjeç me origjinë nga Berati. Ai prej vitesh jeton në Korfuz, së bashku me vajzën e tij Anxhelinën, të cilën e dhunoi për vdekje me shufër hekuri.

29-vjeçarja Anxhelina Petro ishte vajza e vetme e Aleko Petros, i divorcuar prej me shumë se 12 vitesh nga gruaja.

Ndërsa shtypi grek raporton se e ëma e vajzës jeton në Shqipëri dhe prej vitesh.

Image

Anxhelina jetonte me babain e saj Aleko në Korfuz dhe punonte si kamariere në një lokal.

I ati mund të ketë ndryshuar mbiemrin kur ka emigruar në Greqi. Kohët e fundit, vajza ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me të dashurin e saj afgan, një djalë 30-vjeçar.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që njoftoi në polici se Anxhelina nuk kishte shkuar në punë dhe nuk kishte asnjë sinjal prej saj. Babai i vajzës, Aleko Petro ishte kundër lidhjes së saj me 30-vjeçarin afgan.

Për këtë arsye, ata debatonin shpesh dhe zënkat mes tyre ishin të përditshme. Deri kur 29-vjeçarja vendosi të largohej dhe të mos jetonte më me të atin.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 Janarit, kur Aleko dhunoi me shufër hekuri vajzën e tij. 29-vjeçarja kishte pësuar dëmtime të shumta dhe goditjet në kokë i shkaktuan asaj vdekje.

Image

Mjekët thanë për mediat greke se Anxhelina nuk kishte humbur jetën menjëherë, çka do të thotë se ajo kishte duruar goditje të forta të njëpasnjëshme për disa momente.

Pasi e vrau, babai e varrosi 29-vjeçaren në oborrin e pasmë të shtëpisë ku banon. Kur u dha alarmi për zhdukjen e saj, Aleko u kishte kërkuar fillimisht hetuesve që t’i gjenin vajzën.

Më pas hetuesit dyshuan tek i ati, duke marrë shkas edhe nga dëshmia e të dashurit të vajzës, i cili u kishte treguar për marrëdhënien e Anxhelinës me të atin.

Aleko Petro u shoqërua në komisariat dhe vazhdonte të mohonte krimin. Por dëshmitë kontradiktore bënë që në fund ai të pranonte vrasjen e vajzës së tij.

Ndërsa hetuesit gjetën të varrosur në oborrin e shtëpisë 29-vjeçaren Anxhelina Petro.

/TvKlan.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco