Var veten në paraburgimin e Kukësit, 49-vjeçari, Policia: U ndie keq, vdiq në spital

Var veten në paraburgimin e Kukësit, 49-vjeçari, Policia: U ndie keq, vdiq në spital

14:01, 03/01/2019
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar, i quajtur Medi Gjuni, që gjendej në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Kukësit,  ka gjetur vdekjen në spitalin e Kukësit në rrethana të dyshimta. Sipas disa burimeve, ai ka varur veten, por Policia nuk e deklaron këtë.

Policia e Kukësit nuk ka dhënë detaje për vdekjen e tij, por ka njoftuar se ai është ndier keq, ndaj dhe e kanë dërguar në spital. Gjuni vuante nga epilepsia. Policia tha thjesht se ai vdiq në spital.

Ndalimi i Gjunit është bërë më 1 janar 2019 me akuzën e dhunës në familje.  Për vdekjen e të paraburgosurit kanë nisur hetimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco