Masakra në Ballsh, detaje rrënqethëse: Çfarë i bëre mamit, çfarë i bëre…

Masakra në Ballsh, detaje rrënqethëse: Çfarë i bëre mamit, çfarë i bëre…

11:36, 03/01/2019
A+ Aa A-

Ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja makabre në Balsh, ku Gazmend Musta në gjendje të dehur vrau bashkëshorten dhe kunatën në sytë e dy fëmijëve të mitur, dalin edhe dëshmitë e para rrëqethëse të fqinjëve.

“Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme”, ka thënë për kamerat e Report Tv një nga fqinjet e familjes Musta.

 “Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë”, ka rrëfyer për mediat një tjetër fqinj.

34-vjeçari Gazment Musta në gjendje të dehur vrau dje me thikë bashkëshorten e tij, Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, Merisa Çaushaj, 18 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra viktimat ndërruan jetë në vend. Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të këtij krimi të rëndë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco