Nis fluksi dhe radhët e emigrantëve në pikat dalëse kufitare

Nis fluksi dhe radhët e emigrantëve në pikat dalëse kufitare

16:08, 02/01/2019

Dy ditë pasi ka hyrë Vitit të Ri ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës. Për një numër të madh të atyre që erdhën në Shqipëri për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar.

Siç raportojnë gazetarët e ABC News nga Kapshtica dhe Kakavija, shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë.

Por duket se për policët grekë, festat vazhdojnë dhe në të dyja pikat kufitare ata punojnë me sportele të reduktuara, kurse pala shqiptare vazhdon kontrollin në disa sportele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco