FOTO/ Ja kush janë 2 shqiptarët që u arratisën nga burgu në Athinë

FOTO/ Ja kush janë 2 shqiptarët që u arratisën nga burgu në Athinë

15:54, 02/01/2019
A+ Aa A-

Publikohen fotot e dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa.

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco