Mbytja e peshkatarit në Pogradec, ndërpriten kërkimet, familjarët akuzojnë Policinë

Mbytja e peshkatarit në Pogradec, ndërpriten kërkimet, familjarët akuzojnë Policinë

15:41, 02/01/2019
A+ Aa A-

Palombarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditësh në liqenin e Pogradecit. Ata pritet të vijojnë sërish nesër me kërkimet.

Peshkatari Gëzim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dalë për peshkim, në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Gëzim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i licencuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët mendohet të kenë qenë shkaku i çarjes së varkës së tij, pasi ato ditë ka pasur mjaft dallgë në liqen.

Familjarët e alarmuar prej vonesës së tij kanë dalë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar. Në pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak ore pasi liqeni kishte dallgë. Një skaf policie u shfaq pasditen e 1 janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qenë banoret e fshatit ata që kanë lajmëruar mediat për tu bërë lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka bërë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes se tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm publikimit të lajmit në media u bë e mundur edhe ardhja e policisë në vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë  të pakta krahasuar me pritshmërinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco