Avari në avionin e linjës Pisa – Tiranë, dhjetëra pasagjerë të bllokuar, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

Avari në avionin e linjës Pisa – Tiranë, dhjetëra pasagjerë të bllokuar, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

14:37, 02/01/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra pasagjerë shqiptarë kanë mbetur prej më shumë se 24 orësh, të bllokuar në aeroportin e Pisas në Itali në pritje për të ardhur në Tiranë.

Avioni i Fly Ernest është prishur, pasi ata kishin hipur dhe për këtë arsye kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

Një qytetar ka shkruan në adresën e SYRI.net ku paraqet situatën dëshpëruese të pasagjerëve.

Askush nuk është marrë me ta që prej dites së djeshme ndërkohë që u është thënë se nuk ka avion tjetër dhe duhet të presin derisa të rregullohet avioni me defekt.

Mes pasagjerëve ka gra shtatzëna dhe fëmijë.

Ja mesazhi i qytetarit në fjalë

Pershendetje !Ju lutem a mund te beni publik lajmin se që prej dates 1 Janar 2019 ne oren 17:00 pasagjerët e linjës Pisa –Tirana me kompani përgjegjëse Fly Ernest qëndrojnë në aeroportin e Pisës sepse avioni me te cilin duhet te udhëtonin pësoi difekt në motor pasi pasagjeret kishin hipur mbi të duke u detyruar të qëndrojnë në aeroport për afër 24 orë pa asnjë llojë ndihme.Edhe sot vazhdon njoftim se avioni është I prishur dhe nuk ka zëvendësim me një tjetër,ndërkohë në aeroport ka fëmijë të moshuar dhe gra shtatzëna. Familjaret tanë janë pa ushqim pasi janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur.Autoriteti I Aviacionit Civil në aeroportin e Rinasit në mënyrë aspak korrekte nuk jep asnjë njoftim.Kujtoj që gjendja e njerezve vjen duke u renduar pasi po bejnë 24 orë në aeroportin e Pisas dhe ende nuk kanë një njoftim zyrtar se çfare do të ndodh.Presim mbështetjen tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco