VIDEO/ Kërkime intensive në liqenin e Ohrit për peshkatarin e mbytur

VIDEO/ Kërkime intensive në liqenin e Ohrit për peshkatarin e mbytur

14:23, 02/01/2019
A+ Aa A-

Kërkime intensive nisën të mërkurën për gjetjen e peshkatarit Gëzim Seitllari, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ohrit. Gëzim Seitllari, 53 vjeç nga fshati Memlisht, ka vënë prej dy ditësh në alarm familjarët sepse doli për të peshkuar dhe nuk u kthye në shtëpi. Nga dëshmitë dhe rethanat për këtë ngjarje, dyshohet se 53 vjeçari është mbytur.

Seitllari kishte dalë për të gjuajtur koran në datën 31 dhjetor. Varka me të cilën peshkonte është konstatuar e çarë, duke forcuar dyshimet e një aksidenti.

Nga kërkime private të familjarëve, është zbuluar edhe xhupi I peshkatarit reth 150 metra larg bregut. Pritet që kërkimet e polumbarëve të mbështetur nga forca policie dhe banorë të zonës të mundësojnë së paku gjetjen e trupit të 53 vjeçarit nga fshati Memlisht. Videoja eskluzive e TV Sot7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco