Nesër, dëborë dhe ngrica, ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes, pajisuni me zinxhirë!

Nesër, dëborë dhe ngrica, ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes, pajisuni me zinxhirë!

12:36, 02/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se nesër dhe në ditët në vazhdim priten reshje dëbore dhe ngrica, përkatësisht në veri, në verilindje dhe në juglindje. 
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gadishmëri. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të pajisur me zinxhir dhe me goma dimërore. Gjithashtu të shikojnë motin - temperaturat - dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

IGJEUM njoftoi se sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa nesër në përgjithës priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Priten reshje në formë dëbore deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 7 °C
në vendet malore: -6 / 0 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër pritet një forcim gradual i saj, për t’u bërë problematike në disa zona, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40 km/orë, veçanërisht në perëndim të vendit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco