Alarm për anijet dhe tragetet: nga sot, erëra të forta në det dhe temperatura nën zero

Alarm për anijet dhe tragetet: nga sot, erëra të forta në det dhe temperatura nën zero

11:21, 02/01/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se nga dita e sotme e disa ditë në vijim, pritet një mot i keq dhe me probleme për mjetet lundruese. “Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë, 2 janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga erë e fortë dhe temperatura nën zero. Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë.

Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme, që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco