Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbytet një peshkatar në liqenin e Pogradecit, polumbarë për kërkimin e trupit Foto ilustrim. Peshkatare ne Pogradec.

Mbytet një peshkatar në liqenin e Pogradecit, polumbarë për kërkimin e trupit

10:11, 02/01/2019
A+ Aa A-

Një peshkatar nga Pogradeci është shpallur i zhdukur në orët e para të ditës së sotme. Familjarët e tij besojnë se është mbytur, pasi kanë gjetur varkën e tij bosh pas dy ditëve në liqen. Viktima e dyshuar quhet Gëzim Seitllari, 57 vjeç nga fshati Memelisht.

Bashkëfshatarët e tij thanë se e kishin parë në liqen në orën 5 të mëngjesit më 31 dhjetor, kur doli për të peshkuar, por pas kësaj, asnjë nuk pati kontakt me të apo ndonjë lajm. 

Polumbarët janë nisur nga Tirana për të kërkuar trupin, që dyshohet se ka mbetur në ujërat e ftohta të liqenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco