Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Athinë, ja emrat …

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Athinë, ja emrat …

09:44, 02/01/2019
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë janë arratisur nga burgu në Athinë. Mediat greke raportojnë se sot në mëngjes kanë mundur të arratisen dy të dënuar me origjinë shqiptare nga burgu i Korydallos në Athinë.

Sipas raportit të zougla.gr, ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Deri tani, nuk është sqaruar se si kanë mundur të largohen nga burgu dy të dënuarit shqiptarë, por kanë nisur kërkimet për rikapjen e tyre. Duhet thënë se arratisjet e shqiptarëve nga burgjet greke kanë qenë mjaft të shpeshta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco