Me dhjetra persona tapë në spital, qyteti ku u pi më shumë….

Me dhjetra persona tapë në spital, qyteti ku u pi më shumë….

14:37, 01/01/2019

Festat e fundvitit shquhen shpesh për teprim me pijet dhe me sa duket këtë vit rekordin e mban qyteti i Fierit.

100 fierakë, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Mund të merret lehtë me mend se ndërrimi i viteve nuk është festuar vetëm më pije apo fishekzjarre.
Gjithsesi, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.

Kujtojmë se në spitalin e Fierit u paraqit dhe një 31-vjeçar i plagosur me armë zjarri.  Ai nuk tregoi rrethana të ngjarjes pasi rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco