Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Masakra në Elbasan/ 3 personat u vranë sapo dolën nga darka

Masakra në Elbasan/ 3 personat u vranë sapo dolën nga darka

12:03, 30/12/2018
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja rreth vrasjes së kryer një natë më parë në Elbasan ku mbetën të vrarë 3 shtetas. Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.

Ata sipas policisë u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre.

Në këtë moment është hapur zjarr në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre viktimat duke qëlluar me breshëri dhe për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve policore dy elbasanasit e ekzekutuar janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej.

Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Autorët e masakrës kanë qenë disa dhe dyshohet se janë larguar pas kryerjes së krimit me një makinë në drejtim të rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe për të gjetur gjurmët e tyre janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI 30 dhjetor 201830/12/2018 13:38

CUBAT i pret i njejti fat sot apo nesër....

Shto koment

Denonco