Masakra me 3 të vrarë në Elbasan/ Detaje të reja për viktimat

Masakra me 3 të vrarë në Elbasan/ Detaje të reja për viktimat

23:14, 29/12/2018
A+ Aa A-

Pas atentatit me 3 viktima, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën përreth. Në akset kryesore janë ngritur postblloqe në tentativë për të identifikuar dhe kapur autorët.  Në ndihmë të forcave nga Elbasani kanë shkuar edhe forcat e FNSH dhe RENEA.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se konflikti e ka origjinën përtej kufijve shqiptarë.

Tre viktimat kishin ardhur ditët e fundit në Elbasan për të kaluar festat e fundvitit. Por duket se janë ndjekur nga atentatorët që kanë organizuar vrasjen. Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri jetojnë në Holandë dhe Angli.

Ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Elbasanit ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.15. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti duke lënë të vrarë shtetasit Indrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe një shtetas me inicialet E. K., i huaj që ishte bashkë me ata. Tre viktimat udhëtonin me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy automjete, "Land Rover" dhe "Benz".

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Ndaj viktimave është qëlluar me breshëri automatiku dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre që sipas dëshmitarëve mbante targa italiane.

Të plagosurit janë nisur menjëherë për në spitalin e Elbasanit. Shtetasi me kombësi turke E. K., ka vdekur në vend ndërsa dy shtetasit nga Elbasani, kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco