Masakra në Elbasan/ Një nga viktimat nga Turqia

Masakra në Elbasan/ Një nga viktimat nga Turqia

22:35, 29/12/2018
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së sotme në Elbasan, detajet pasojnë njëra-tjetrën. Ndër tre personat e vdekur,është një person i huaj, nga Turqia.

Mësohet se një prej viktimave me iniciale E. K., është me precedentë të mëparshëm penal. Mësohet nga të dhënat paraprake, se E. K., është me origjinë nga Turqia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Endrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.

Paraprakisht mësohet se ka ndodhur një konflikt midis dy bandave kriminale në qytet.

Mësohet se personat ndaj të cilëve është bërë atentat, dhe ku udhëtonin tre personat, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë më targa italiane, i cili pas sulmit, ka humbur drejtimin.

Në ngjarjen e sotme që  ka ndodhur në lagjen “Katundi i Ri”, rreth orës 21.15.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco