Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Masakra me 3 të vrarë në Elbasan, dalin pamjet

Masakra me 3 të vrarë në Elbasan, dalin pamjet

22:20, 29/12/2018
A+ Aa A-

Një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e kësaj të shtune.

Fillimisht u tha se pas përplasjes me armë mbeti 1 i vrarë dhe dy të plagosur, por pastaj raportet ndryshuan.

Burimet  bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy personat që u deklaruan si të plagosur.

Viktima është E. K., me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur ndërmjet dy bandave në qytetin e Elbasanit. Makina ,e targa AG71GYP ndaj të cilës është bërë atentatit ka qenë në lëvizje ndërkohë që automjeti është me targa italiane. Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj.

Ngjarja dyshohet të ketë pasur zanafillën jashtë vendit, ndërkohë që mendohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh. Shtetasi i huaj dyshohet se është kolumbian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco