Masakër mes bandave në Elbasan, 3 të vrarë

Masakër mes bandave në Elbasan, 3 të vrarë

22:12, 29/12/2018
A+ Aa A-

Ka shkuar në 3 numri i personave që kanë vdekur nga një përplasja me armë në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Katundi i Ri”, pranë Metalurgjikut.

Burimet  bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy personat që u deklaruan si të plagosur.

Nje prej viktima është E. K., me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur, të cilet kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur ndërmjet dy bandave në qytetin e Elbasanit. Makina ,e targa AG71GYP ndaj të cilës është bërë atentatit ka qenë në lëvizje ndërkohë që automjeti është me targa italiane. Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj.

Ngjarja dyshohet të ketë pasur zanafillën jashtë vendit, ndërkohë që mendohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh. Shtetasi i huaj dyshohet se është kolumbian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/12/2018 22:17

Palermo 1960. Rroftë Lesh Lleshi! Lal Sejdini na e rruftë për verë se për dimër na e mban të nxehtë.

Shto koment

Denonco