Përleshje mes dy grupeve në Elbasan, një i vrarë

Përleshje mes dy grupeve në Elbasan, një i vrarë

21:42, 29/12/2018
A+ Aa A-

Rëndohet bilanci i ngjarjes së sotme në Elbasan.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri, që  ka ndodhur në lagjen “Katundi i Ri”, rreth orës 21.15.

Personi i vrarë është E. K., me precedentë penalë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco