Kthehej nga Britania, i bllokohen 21 mijë paund në furgon

Kthehej nga Britania, i bllokohen 21 mijë paund në furgon

23:13, 28/12/2018
A+ Aa A-

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, proceduam në gjendje të lirë B. M., 49 vjeç, banues në Has. Procedimi i tij u bë, pasi më datë 27. 12. 2018, në hyrje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 000 paund britanik të padeklaruara në kufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni kundër pastrimit të parave

Vijon zbatimi i masave shtesë në Portin e Durrësit në kontrollin e mjeteve dhe dokumentacionin e udhëtarëve.

Sekuestrohet një sasi Paund Britanikë të padeklaruara.

Procedohet penalisht një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në zbatim të masave shtesë, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve u procedua  në gjendje të lirë shtetasi B. M., 49 vjeç, banues në Has, pasi më datë 27. 12. 2018,  në hyrje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 000 paund britanik të padeklaruara në kufi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco