FOTO/ I sapo dalë nga burgu, shqiptari i bën ‘zborr’ policisë italiane

FOTO/ I sapo dalë nga burgu, shqiptari i bën ‘zborr’ policisë italiane

20:59, 28/12/2018
A+ Aa A-

Kishte vetëm 1 javë që kishte dalë nga burgu, por një i ri shqiptar nuk e kishte harruar zanatin e vjetër.

I dënuar për vjedhje, sot sërish është prangosur për të njëjtën akuzë, por edhe për faktin se i ka ikur policisë italiane.

I sapo liruari nga burgu, bashkë me një tjetër shqiptar, të dy 20 vjeçë i kanë bërë sot zborr policisë italiane.

Është dashur një ndjekje e gjatë e policisë në Firence, për të ndaluar dhe më pas arrestuar dy shqiptarët.

Mediat e vendit fqinj kanë bërë publike edhe sekuenca nga ndjekja nëpër qytet.

Emrat e dy shqiptarëve nuk janë bërë të ditur, por ata janë dërguar në qeli, ndërsa makina e vjedhur i është kthyer pronarit të ligjshëm.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco