Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Vrasje, drogë, 2 shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve 'të tmerrshëm' në Angli. Emrat

Vrasje, drogë, 2 shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve 'të tmerrshëm' në Angli. Emrat

18:22, 28/12/2018
A+ Aa A-

Mediat britanike kanë bërë përmbledhjen e CV-ve dhe historitë e 125 të burgosurve të vitit 2018, të cilët kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire.

Për këtë, thuhet se rreth 125 të dënuar do të kalojnë shumë vite pas hekurave pasi veprat e tyre janë cilësuar të rënda.

Disa nga veprat për të cilët autorët kanë marrë dënimet përkatëse nisin që nga vrasja, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike.

Në listën e tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilat u arrestuan dhe u burgosën për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Esmerald Jahelezi, 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj, 31 vjeç, nga Shqipëria, të cilët u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia bastisi fabrikën në fillim të 2018.

Sakaq, pasi dolën para trupës gjykuese, Esmeralsd Jahelezi u dënua me dy vjet burg dhe Andrilon Mehmetaj  me 12 muaj. Pasi të vuajnë dënimin e përcaktuar nga drejtësia britanike, të dy do të dëbohen për në Shqipëri.

Prokurori i çështjes Gregory Wedge tha se shqiptarët mbanin në fabrikë  443 bimë  kanabisi, me një vlerë maksimale prej 177,000  mijë paundësh.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco