Vrasja në Tiranë, flet i plagosuri Erion Benga: Nuk e kisha të dashur Griseldën, ja të vërtetat e atentatit

Vrasja në Tiranë, flet i plagosuri Erion Benga: Nuk e kisha të dashur Griseldën, ja të vërtetat e atentatit

16:24, 28/12/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dy net më parë. Një atentat në zonën e Laprakës, i mori jetën një 17-vjeçare pasi mori plumb në kokë, ndërsa një 23-vjeçar u plagos.

Pas ngjarjes së rëndë, i plagosuri Erion Benga ka folur për “Fax News” duke sqaruar më tej rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se ai ishte i dashuri i 17-vjeçares Griselda Gjikollaj.

Ai tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vijonte shkollën, ndërsa prej 10 muajsh ishte në lidhje me një mikun e tij.

“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17 vjeçaren. Giselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim. Rreth 10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi që të konfliktoheshim bashkë. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërin, vetëm fytyrat. Në momentin që nisëm makinën, dëgjuam krisma, plumbi i parë goditi Griseldën në kokë, ra pa ndjenja. Ktheva kokën për ta parë, aty më qëlluan dy herë në shpatull. Në makinë ishim katër veta, shoku im që ishte i lidhur me vajzën. Isha në gjendje të ngisja makinën, shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës. Briselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babanë e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vëllanë dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga.

Ndërsa foli lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shantazhuar një femër me publikimin e një videoje intime, Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston, dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh.

“Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia”, u shpreh Bengo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco