FOTO/ Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, ky është autori 19-vjeçar i shpallur në kërkim

FOTO/ Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, ky është autori 19-vjeçar i shpallur në kërkim

14:24, 28/12/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë goditi Tiranënë dy ditë më parë kur një 17 vjeçare mbeti e vrarë dhe i dashuri i saj u plagos pasi u qëllan me armë nga një përson për të clin u mësua se ishte 19 vjeçar

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj 23-vjeçar, Erjon Bengo, në Laprakë dy ditë më parë.

Autori i dyshuar është Robert P., lindur në vitin 1999, i cili është shpallur në kërkim.

Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Ja ngjarja:

Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.

Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco