Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Horror në Bulqizë, vritet dhëndrri, një ditë më parë  sherr me vellain e nuses

Horror në Bulqizë, vritet dhëndrri, një ditë më parë sherr me vellain e nuses

10:43, 28/12/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një person ka humbur jetën dhe një përson është plagosur si pasojë e një krimi në familje.

Ngjarja e rëndë në fshatin Topojan të Bulqizës.

Nga informacionet e para mësohet se vjehrri ka goditur dhëndrin me dru pas koke duke i shkaktuar vdekjen.

Mesohet gjithashtu se ditën e djeshme dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpinë e nuses në Topojan dhe ka plagosur një tjetër me thikë. Fill pas sulmit, dhëndri është vrarë nga vjehrri, i cili mësohet se e ka goditur me dru pas kokës.

Dhëndrri u vra në banesën e njerëzve të nuses ndërkohë që një ditë më parë kishte plagosur kunatin me thike gjatë një konflikti familjar.

Dhëndri ishte nga fshati Gjoricë dhe ende nuk janë të qarta rethanat e këtij konflikti.

Bilanci tragjik i kësaj ngjarjeje është një i vrarë dhe dy të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet  e konfliktit të agravuar, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ja njoftimi i policisë

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
- V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
- G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco