Kapet në flagrancë ‘skifteri’ në Elbasan, ja edhe 4 vjedhjet e tjera prej tij

Kapet në flagrancë ‘skifteri’ në Elbasan, ja edhe 4 vjedhjet e tjera prej tij

16:48, 25/12/2018
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka prangosur sot një 21-vjeçar, i cili akuzohet për tentativë vjedhje si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë. Burime zyrtare pohuan se T. Q., banues në lagjen “5 Maj”, dyshohet edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.

Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ai u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e Sh. M., banuese në Elbasan. I riu në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë...

• Më datë 20. 10. 2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E. T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.

• Më datë 29. 10. 2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B. C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.

• Më datë 08. 11. 2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. B., ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.

• Më datë 20. 11. 2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco