VIDEO/ Aksident tragjik në Itali, vdes i riu shqiptari

VIDEO/ Aksident tragjik në Itali, vdes i riu shqiptari

14:11, 25/12/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve, duke i marrë jetën një të riu shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Sipas tyre, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Torinos.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me makinën e tij Citroen së bashku me të dashurën e tij rumune.

Ata janë përplasur me një makinë ‘Fiat’ në rrugën provinciale në zonën e Castellamonte.

I riu shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë në gjendje të rëndë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco