Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Krishtlindje me dëborë në Shkodër, bllokohen disa zona

Krishtlindje me dëborë në Shkodër, bllokohen disa zona

12:19, 25/12/2018
A+ Aa A-

Shkodra e ka pritur Lindjen e Krishtit këtë vit e zbardhur. Në Bogë të Shkodrës, reshjet e dëborës kanë qenë të dendura dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave. Dëborë ka rënë në zonat malore, ku temperaturat kanë qenë poshtë zeros.

Mësohet se në qafën e Thorës në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetër, dhe ky aks është i pakalueshëm, duke bllokuar kështu hyrjen për në Theth. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Probleme me reshjet e dëborës ka patur edhe në Korçë, por po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve që janë të mbuluara nga dëbora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco