Plagosje në Fier, plumba brenda policisë private, ja çfarë ….

Plagosje në Fier, plumba brenda policisë private, ja çfarë ….

11:25, 25/12/2018

Nisin hetimet per rojen private, qe plagosi me arme ne ambientet e zyres kolegun e sherbimit.

Ngjarja ka ndodhur ne Fier, ne ambientet e zyrave të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.

Policia e Fierit ben me dije se jane referuar materialet ne prokurori per shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyre trup sherbimi ne SHPSF. Ai ka plagosur ne kembe nga pakujdesia kolegun, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos.

Ja informacioni nga policia

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco