Shqiptari lyen tezen me benzinë për ta djegur

Shqiptari lyen tezen me benzinë për ta djegur

18:35, 24/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar 36-vjeçar i hodhi benzinë tezes së tij dhe e kërcënoi t'i vinte flakën asaj dhe dyqanit të saj të zdrukthëtarisë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (24 dhjetor) në Firence të Italisë.

Shqiptari i kërkoi tezes së tij të tërhiqte një denoncim në polici të bërë gushtin e kaluar, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë.

Menjëherë pas ngjarjes së sotme, shqiptari u arrestua nga karabinierët, duke shpëtuar kështu gruan që mund të kishte pasoja fatale.

Gjatë luftës me tezen e tij, ai kishte spërkatur veten dhe gruan me lëndë djegëse duke kërcënuar se do të vinte zjarrin gjithashtu.

Policia e gjeti 36-vjeçarin duke u përpjekur të fshihte benzinën.

Mediat lokale italiane shkruajnë se ngjarjet mund të kenë si prapavijë motivet e xhelozisë, pasi ai dyshonte te burri i tezes së tij.

Pas aktit të fundit, shqiptari u dërgua në burgun Sollicciano në Firence ku me gjasë do të kalojë edhe festën e fundvitit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco