Gjobë, 50 euro për çdo ditë vonesë të borxhit të kokainës, arrestohet 19-vjeçari shqiptar Sansepolcro

Gjobë, 50 euro për çdo ditë vonesë të borxhit të kokainës, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

16:37, 24/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar 19-vjeçar u arrestua nga karabinierët italianë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe zhvatjes së parave.

Shqiptari banues në Sansepolcro të Italisë, i kishte shitur kokainë një 38-vjeçari italian dhe për shkak të mungesës së parave, ai i kishte dhënë orën e dorës. Duke qenë se nuk e kishte shlyer dot borxhin plotësisht, shqiptari e kishte kërcënuar duke kërkuar 50 euro më shumë për çdo ditë vonesë.

Gjatë kontrollit shtëpiak të kryer nga Carabinieri, u gjetën edhe disa zona të tjera kokaine të fshehura brenda makinës në pronësi të tij. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco