Shoqja e Marvit zbardh sherrin që i mori jetën, dëshmia e rojes së kazinosë irriton prindërit

Shoqja e Marvit zbardh sherrin që i mori jetën, dëshmia e rojes së kazinosë irriton prindërit

16:11, 24/12/2018
A+ Aa A-

Vazhdon marrja e dëshmive në Gjykatën e Tiranës nga persona të ndryshëm për vrasjen e Marvi Mihalit, i cili u vra për një karikues celulari, në verën e vitit 2017.

Sot ka dhënë dëshminë Grejsi Stërmasi, shoqe e viktimës e cila ishte me të ditën e ngjarjes. Ajo i ka treguar gjykatës se atë ditë ishte me Marvin dhe disa miq në sheshin “Nënë Tereza”. Sipas saj, miku i tij Armendi e kishte marrë në telefon duke i kërkuar të shkonte te stadiumi “Dinamo” , pasi kishte konflikt me disa persona. Armendi i kishte thënë më pas në spital shoqes së tij se 21-vjeçarin e kishte qëlluar me thikë Devi Bitraj.

Dëshmi ka dhënë dhe Besim Sokolaj, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi, pasi punonte roje në një kazino. Sokolaj tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit, por vetëm një përleshje mes disa të rinjve. Sokolaj sqaroi se nuk kishte ndërhyrë pasi nuk donte të rrezikonte vendin e punës.

Kjo dëshmi solli dhe reagimin e prindërve të Marvi Mihalit, të cilët thanë se ndërhyrja e rojës mund t’i kishte shpëtuar jetën djalit të tyre.

Në seancën e ardhshme të datës 14 Janar do të japin dëshmitë e tyre dy personat e arrestuar Devi dhe Eugen Bitraj. Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Marsel dhe Gridens Alla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco