Apeli lë të lirë 2 nga 5 të arrestuarit në Korçë për abuzime me pronat

Apeli lë të lirë 2 nga 5 të arrestuarit në Korçë për abuzime me pronat

15:16, 24/12/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Korçës ka lënë të lirë 2 nga 5 të arrestuarit për abuzime me pronat në hipotekën e qytetit juglindor.

Sakaq, janë lënë të lirë kundrejt një garancie pasurore, Leftjon Bardho dhe Andrea Zallemi, ndërkohë Apeli la në fuqi masën e sigurisë  arrest me burg për tre të tjerët si; Ersild Gorari dhe Erjon Arif dhe Arsidesa Hysi.

Abuzuesit e pronave kanë qenë në kontroll të rreptë nga strukturat ligj zbatuese dhe për këtë janë shoqëruar dhe proceduar shumë funksionarë nga veriu deri në jug të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco