Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Bien aksidentet por shoferët janë problem, 57.3% e fondit të sigurimeve shkon për aksidentet në rrugë

Bien aksidentet por shoferët janë problem, 57.3% e fondit të sigurimeve shkon për aksidentet në rrugë

13:40, 24/12/2018
A+ Aa A-

Bie numri i aksidenteve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 11 mujorit të 2018-ës, numri i aksidenteve ka arritur në 1.582, me rënie kundrejt një viti më parë, ashtu siç tregon edhe grafiku me ecurinë e numrit të aksidenteve për periudhën 2014-2018. 

Rënie ka pësuar edhe numri i viktimave, si dhe të plagosurit. Ndërkaq INSTAT vlerëson se shoferët janë shkaku kryesor i aksidenteve në Shqipëri. 

Sipas të dhënave, 75.4 % e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërkohë që vetëm 22% ka ndodhur për shkak të sjelljes së këmbësorëve.

Edhe pse me rënie, numri i aksidenteve në Shqipëri mbetet relativisht i lartë. Për aksidentet rrugore shkon edhe pjesa dërrmuese e dëmeve që paguajnë kompanitë e sigurimit. 

Sipas AMF-së, 57,3% e shumës për dëmet shkon për aksidentet rrugore

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-tetor të këtij viti, kompanitë kanë dhënë për mbulimin e të gjitha dëmeve 4.6 miliardë lekë, me rritje 2.9% kundrejt 10 mujorit të një viti më parë. 

Më shumë se gjysma e kësaj shume, ose saktësisht 57.3 % ka shkuar për mbulimin e dëmeve të aksidenteve rrugore.

Një nivel kaq i lartë i mbulimit të dëmeve për aksidentet rrjedh edhe nga fakti se shumica e shqiptarëve sigurojnë automjeteve, që është e detyrueshme me ligj dhe më pak pronat, shëndetin apo jetën e tyre, që përfshihet tek sigurimet vullnetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco