Vrau me thikë afganin në Athinë, arrestohet shqiptari

Vrau me thikë afganin në Athinë, arrestohet shqiptari

13:16, 24/12/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së sotme shqiptarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së afganit me thikë mbrëmjen e së shtunës në mes të Athinës.

Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia kur dy persona kanë ndaluar afër motorin ndërsa njëri ka zbritur duke e qëlluar me thikë afganin. Sipas medias greke, viktima u qëllua tri herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Afgani u qëllua 3 herë me thikë në orën 20:30 të datës 22 dhjetor, në kryqëzimin e rrugëve “Sofocleous” dhe “Menandrou”. Pasi u la i vdekur në vend, atentatorët u larguan menjëherë me motorin e tyre, duke shfrytëzuar errësirën e zonës.

Shkaqet e ngjarjes ende janë të paqarta, por dyshohet paraprakisht se vrasja ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të përbashkëta të drogës.

Nuk jepen detaje për identitetin e shqiptarit, ndërkaq hetimet vijojnë me intensitet të lartë deri në zbardhjen e plotë të sulmit me thikë ku humbi jetën afgani.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco