Shqiptarët kthehen për Krishtlindje, fluks hyrjesh në Kapshticë, Kakavijë dhe Durrës...

Shqiptarët kthehen për Krishtlindje, fluks hyrjesh në Kapshticë, Kakavijë dhe Durrës...

10:19, 24/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët kthehen në Shqipëri për Krishtlindje dhe kjo ka sjellë fluks hyrjesh në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin.

Ja si paraqitet situata Kapshticë, Kakavijë dhe Durrës...

Image

Durrës

Autoritetet njoftojnë se tragetet që duhej të mbërrinin në orën 07:30 në Durrës, janë nisur disa orë me vonesë nga porti i Barit.

Tragetet ende nuk kanë mbërritur në Portin e Durrësit, por njoftohet se të gjithë tragetet janë në funksion me kapacitet të plotë. Pritet të mbërrijnë 3 tragete gjatë ditës së sotme në Durrës.

Vonesat mësohet se kanë ndodhur për shkak të fluksit të madh të kthimit të emigrantëve në atdhe, në vigjilje të festave të fundvitit. Autoritetet bëjnë me dije se fluks ka pasur gjatë gjithë fundjavës në portin e Durrësit.

Image

Kapshticë

Krishtlindjet kanë sjellë fluks dhe radhë të gjata kalimi në pikën kufitare të Kapshticës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3289 të tjerë kanë dalë nga vendi.

Për të përballuar fluksin, sportelet po punojnë me kapacitete të plota.

Image

Kakavija

Ardhja e emigrantëve për pushimet e fundvitit është kthyer në një ritual të përvitshëm ku edhe këtë herë janë krijuar radhë të gjata makinash në pikat kufitare kryesore të vendit.

Qytetarët janë shprehur për Fax Neës, se tradita e kalimit të festave të fundvitit me familjarët vijon.

Nga Kakavija, njëra prej pikave kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, gazetarja Ervina Shehaj ka raportuar se janë krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë doganë.
Udhëtarët janë shprehur se mungesa e një terminali në doganë është një arsye se përse krijohet pritja e gjatë dhe kaosi njëherësh.

Çdo orë që kalon dhe sa vjen e rritet fluksi e njerëzve që hyjnë në vend u shpreh gazetarja e Fax Neës.

Në 48 orë bëhet me dije se kanë hyrë përmes doganës së Kakavijës rreth 20 mijë emigrantë dhe rreth 6000 të tjerë janë larguar përmes kësaj pike.

Ndërkohë në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 6321 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe janë larguar nga Shqipëria përmes kësaj pike kufitare rreth 3289 shtetas të tjerë.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco