Aksidenti i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

Aksidenti i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

12:25, 23/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Selmim Selmani, 58 vjeç i cili humbi jetën gjatë  aksidentit rrugor  të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.

58 vjeçari , i cili u përplas për vdekje  nga një makinë ‘Fiat’ në zonën industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij.

Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e tij, pavarësisht prezencës së policisë.

Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëvizte në këmbë.

Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco