VDIEO/ Ja si dhe ku u prangos shqiptari i arratisur nga burgu grek

VDIEO/ Ja si dhe ku u prangos shqiptari i arratisur nga burgu grek

22:57, 22/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptari, i cili u arratis ditën e martë në 18 dhjetor, nga qelitë e paraburgimit të Divizionit të Sigurimit të Atikës Perëndimore, është arrestuar këtë të shtunë në një banesë në lagjen “Haidari” të Athinës.

Mediat greke raportojnë se pas një operacioni të organizuar policor, 40-vjeçari u arrestua në një shtëpi dykatëshe ku ai fshihej prej disa ditësh. Po sipas të njëjtave media, shqiptari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Shqiptari 40-vjeçar, së bashku me një grek, preu më datë 18 dhjetor në orën 04:20 të mëngjesit hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të arratiseshin. Ndonëse plani i tyre rezultoi i suksesshëm, greku u kap disa orë pas largimit nga burgu, ndërsa shqiptari u vendos në pranga mbrëmjen e sotme.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga shteti fqinj pasi më datë 27 nëntor grabiti një dyqan së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco