FOTO/ Aksident i rëndë, autobusi përplaset me një makinë, 1 i vdekur 5 të plagosur

FOTO/ Aksident i rëndë, autobusi përplaset me një makinë, 1 i vdekur 5 të plagosur

22:01, 22/12/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në aksin Prishtinë – Ferizaj. Një autobus është përplasur me një autoveturë.

Mediet kosovare bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur jetën një person dhe 5 të tjerë janë plagosur.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur t’i përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, deklaruan burimet zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco