FOTO/ Prangoset pas 4 ditësh shqiptari që u arratis nga paraburgimi në Greqi

FOTO/ Prangoset pas 4 ditësh shqiptari që u arratis nga paraburgimi në Greqi

18:48, 22/12/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka prangosur shqiptarin, i cili u arratis 4 ditë më parë nga ambientet e paraburgimit. Ai është një 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar në 27 nëntor si pjesë e një bandë që tentuan të grabisnin një dyqan në Greqi. Gjatë grabitjes ai mbeti i plagosur dhe pas kurimit disa ditor u dërgua në qelitë e paraburgimit në Menidhi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 të së martës, në një rajon policie në Menidhi.

Në paraburgim ai së bashku me një grek prenë hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të realizonin planin për tu arratisur. Greku u kap disa orë pas arratisjes ndërsa kapja e 37 vjeçarit shqiptar u bë e mundur sot në zonën e Hajdharit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco