FOTO/ Transportonin valixhe me para, tre shqiptarët 'kokat' e trafikut në Angli, emrat

FOTO/ Transportonin valixhe me para, tre shqiptarët 'kokat' e trafikut në Angli, emrat

15:07, 22/12/2018
A+ Aa A-

Tre shqiptare janë burgosur për kontrabandën e me shume se 7 milionë paund në më shumë se 80 fluturime nga aeroportet ne Angli. 

Mediat e huaja shkruajne se kokat e rrjetit te transprtit te parave jane dy vëllezër shqiptarë, Jak dhe Gjelosh Kolicaj, te cilet organizuan udhëtime për katër të tjerë që vepruan si korrierë duke transportuar sasi të mëdha parash në bagazhet e tyre.

Behet fjale per mbi 80 udhëtime qe u bënë nga grupi në mes të nëntorit 2016 dhe janarit 2018, ne shtete përfshirë Belgjikën dhe Greqinë për transportin e mëtejshëm pastaj drejt Shqipërise.

Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç, dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç, çonin korrierët në aeroport dhe prisnin derisa ata te kalonin kontrollin e valixheve dhe pastaj largoheshin.

Në shtator 2017, policia i kapi 180,000 paund Faton Syberit ndërsa ai u përpoq të udhëtonte në Selanik nga aeroporti i Stansted.
Parate ishin ne valixhe ngjyre kafe, te mbeshtjella me qese dhe brenda nje tjeter valixheje te brendshme.

Gjelosh Kolicaj dhe Faton Syberi u deklaruan fajtore dhe po ashtu edhe Jak Kolicaj.

Jak Kolicaj u denua me 8 vjet burg, Gjelosh Kolicaj me 6 vjet dhe Faton Syberi me dy vjet e pese muaj burg.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco