Masakra e Mamurrasit, babai i viktimës: Dua drejtësi, o unë o prokurori në burg

Masakra e Mamurrasit, babai i viktimës: Dua drejtësi, o unë o prokurori në burg

17:21, 21/12/2018
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 23 shtator të vitit 2015 në Mamurras rikthehet në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24 këtë herë për dëshminë e babait të viktimës Naim Tafa.

Dy vëllezërit Tom dhe Enrik Mamli janë përfshirë në një konflikt i cili fillimisht ka qenë thjesht fizik me pas ka degjeneruar në përplasje me armë.

Për shkak të një mosmarrëveshje të dikurshme, vëllai i vogël Enriku është ndaluar nga një kushëri i viktimës i cili i kërkonte të sqarohej. Pas refuzimit dhe përplasjes fizike mes tyre ka tentuar të iki, në makinë kanë qenë të dy si vëllezër në momentin kur një automjet me xhama të zeza i ka prerë rrugën, incident që soli më pas përplasjen me armë.

Motra e tyre Valbona teksa ka shpjeguar ngjarjen e rëndë ka thënë se 4 personat kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve të saj dhe ata janë kundërpërgjigjur për t’u vetëmbrojtur. Sipas saj, vëllezërit nuk e njihnin fare viktimën dhe nëse do kishin planifikuar ngjarjen do vrisnin kushëririn e tij, me të cilin e kishin konfliktin.

Nga personat që ndodheshin në makinën tjetër ka mbetur një i vrarë dhe për këtë arsye të dy vëllezërit ndodhen pas hekurave duke vuajtur dënimin. Valbona thotë se vëllai i madh Tom Mamli është dënuar më shumë se i vogli, ndërkohë që ai nuk ka qëlluar fare.

Por ndryshe thotë babai i viktimës Idriz Tafa. Ai dhe vëllai i tij, i cili gjithashtu ka të birin në burg për shkak të kësaj ngjarje kanë rrëfyer një tjetër version. Ata pretendojnë se e vërteta është manipuluar dhe jo vetëm në studio, por dhe në organet e drejtësisë. Idriz Tafa deklaron se vëllezërit Mamli e kishin planifikuar vrasjen e djalit të tij.

“E gjithë nisi në një shtet të veriut të Europës, nuk më kujtohet shteti, ngatërresa është importuar në Shqipëri. Tani nuk e di kohën sa ka zgjatur ngatërresa këtu me ngatërresën aty. Që ta njohësh duhet të kesh disa faktorë, ngatërresën e mësova nga Edmondi, djali i vëllait.

Unë e pyeta pse e rrahe djalin e Dodës, Enrikun. Më tha ‘vinte te dyqani se kishte ushqimore, më shihte shtrembët, me inat. Janë rrahur kështu me grushte. Unë do flas vetëm të vërtetën.

Bashkë dy nipat e kanë rrahur, vetëm se shikonte shtrembër me inat. Edhe kanë kapur dy veta, edhe të palës së tyre. Më pas kanë dashur të pajtohen. Nipi më tha mu ‘o xhaxh nuk do me u pajtu’. Ai djali Enriku ka qenë i lëvizshëm, 5% ka faj djali im, 95 % ka ai.

Unë shkova vetë te shtëpia e vëllezërve Mamli. I thashë a është mundësia me u rregullu, ishte shumë i gatshëm, me këto llafe unë dola.

Kur ndodhi ngjarja pashë një njeri të shtrirë, dhe i thashë jepi ndihmën se e ka shkelur makina. Në atë momente ka ardhur një makinë, kanë qenë këto tre vëllezërit, për këtë gjë mbaj përgjegjësi penale dhe kam parë dy gryka zjarri, por fati nganjëherë. Nuk jam rrëzuar, kam rënë kështu, nuk e kuptova se jam plagos, kam shkuar me ambulancë në spitalin ushtarak.

Unë kam ardhur të akuzoj prokurorin e çështjes së seancës. O unë në burg, ose prokurori i seancës. Më tha fëmija jot i ka gjuajtur dhe i ka ikur timoni. I thashë nuk është e vërtetë, do e kërkoj të drejtën time në instanca më të larta. Unë i kallëzoj për fshehje krimi. Unë nuk jam në gjak me familjen Mamli, unë dua të bëhet drejtësi”, deklaroi Idriz Tafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco